Telenews

Ambasda amerikane për rastin e Klan Kosovës: Vendimi u mor papritmas, po e ndjekim nga afër këtë çështje

Ambasada Amerikanë në Prishtinë thotë se është në dijeni dhe po e përcjellin nga afër pezullimin e licencës për Klan Kosovën.

“Jemi në dijeni të vendimit dhe po e përcjellim këtë çështje për së afërmi”, ka thënë të enjten një zëdhënës i Ambasadës së SHBA’së i pyetur specifikisht në lidhje me këtë.“E vëmë në pah që duket se vendimi është marrë papritmas dhe që heqja e licencës së ndonjë medie është hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim të hollësishëm”, vazhdon tutje reagimi i ambasadës së SHBA’së dërguar në adresë të gazetës online Reporteri.net.

Përveç reagimit të ambasadës amerikane, reagime për këtë çështje pat edhe nga ajo gjermane, britanike dhe Zyrja e BE-së në Kosovë.

Të ngajshme

Orët vendimtare: Zgjedhje e presidentit apo zgjedhje të reja

Valjeta Turkaj

Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, ndëshkohen dy shoferë me 500 €

Valjeta Turkaj

Franca thotë se “Rafalet” i vendosi për t’i mbrojtur bazat e saj ushtarake në Emirate

Valjeta Turkaj