Telenews

Amir Rrahmani bëhet hit me gjestin në momentet e fundit të ndeshjes Parma-Napoli

amir-rrahmani-behet-hit-me-gjestin-ne-momentet-e-fundit-te-ndeshjes-parma-napoli

Ndeshjet e javës së parafundit në Serie A ishin të jashtëzakonshme, me Napolin dhe Interin që dështuan të fitonin, duke e lënë që titulli të vendoset në xhiron e fundit.

Zhvilloheshin minutat e fundit të ndeshjes mes Parmas dhe Napolit që u mbyll 0-0, kur Amir Rrahmani iu afrua një fëmijë pas portës për të pyetur për rezultatin në ndeshjen Inter-Lazio. 

“Sa, sa është ndeshja e Interi” – e pyeti Rrahmani djaloshin që rrinte pas portës, duke e marr përgjigjen që ndeshja është 2-2. 

I gjithë ky ‘muhabet’ është kapur nga kamerat dhe është postuar në faqen zyrtare të Serie A. 

 

Napoli që është lider me 79 pikë, ndërsa në xhiron e fundit luan në shtëpi ndaj Cagliarit. Interi që ka 78 pikë si i dyti udhëton te Como. 

Kapiteni i Kosovës, Rrahmani është lojtari i preferuar i trajnerit Antonio Conte, këtë sezon, pasi ai ka luajtur të gjitha ndeshjet në Serie A (37) 

Nga 37 ndeshjet e luajtura në 35 prej tyre 31 vjeçari ka luajtur 90 minuta, dhe vetëm në dy është zëvendësuar në të njëjtën minutë 77. Ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime. 

Ndaj Parmës ai u vlerësua me notën 7.5, si një nga më të mirët në fushë.

Të ngajshme

Real Madridi planifikon të bëjë një transferim prej 100 milionë eurosh

KushtrimGuraj

Lamine Yamal bën histori: I sjell Barcelonës mbi 2 milionë euro për vetëm 24 orë

KushtrimGuraj

Shqipëri-Serbi, FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat për duelin e 7 qershorit: Nuk është një shpikje

Valjeta Turkaj