Telenews

Amorim zbulon transferimet që i dëshiron te Man United

amorim-zbulon-transferimet-qe-i-deshiron-te-man-united

Manchester United po fokusohet në nënshkrimin e lojtarëve me përvojë në Ligën Premier, në vend të atyre ende të papjekur për nivelin e ekipit të parë – konfirmoi trajneri Ruben Amorim në një konferencë për shtyp.

“Na duhet përvojë”, deklaroi ai. “Matheus (Cunha) është ende i ri, por ka përvojë. E sheh çdo fundjavë – ai po bën gjëra kundër lojtarëve me të cilët do të përballemi. Kjo është e vlefshme kur zgjedh lojtarët që të duhen”.

Ai shtoi se ky ka qenë një drejtim që klubi ka ndjekur edhe këtë sezon.

“Kjo ishte një politikë që u përpoqëm ta përdorim këtë sezon, kështu që mund të them po. Nuk është vetëm përvoja – ata kanë edhe karakteristikat që na duhen, por fokusohemi te lojtarët që mund të përballojnë presionin”, shtoi portugezi.

Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo, të cilët kanë luajtur për disa sezone në Ligën Premier, tashmë janë transferuar në Old Trafford.

Në kërkim të një sulmuesi të ri qendror (nr. 9), United është lidhur me emra të konfirmuar si Ollie Watkins, por ende mbetet për t’u parë nëse do të arrijnë ta sigurojnë një nënshkrim të tillë gjatë kësaj vere. /Telegrafi/

Të ngajshme

Chelsea “tallet” me Arsenalin pas humbjes në finale të Championsit

Blearta

Një fitore larg historisë, PSG synon të barazojë rekordin e Real Madridit

Blearta

PSG apo Arsenal, kush do të jetë kampion në Champions League?

Valjeta Turkaj