Telenews

Ancelotti i shtohet listës për të qenë pasues i Mancinit te Italia

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti po lidhet me punën e Roberto Mancinit te Kombëtarja e Italisë.
Pozita e Mancinit është në rrezik pas dështimit të Italisë në kualifikueset e Kupës së Botës mbrëmë kundër Maqedonisë së Veriut.
Humbja dhe mbetja jashtë Kupës së Botës “Katar 2022” ka bërë që e ardhmja e Mancinit të jetë shumë e përfolur.

Drejtuesit e FIGC kanë këmbëngulur se puna e Mancinit është e sigurt, por mediat italiane nuk mendojnë kështu.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, emrat e zëvendësuesve janë duke u përmendur dhe Fabio Cannavaro është nga të parët që po analizohet.
Cannavaro konsiderohet si favorit për të pasuar Mancinin, por tashmë edhe Ancelotti është duke u përmendur si kandidat i mundshëm.
Me Italinë jashtë Kupës së Botës në Katar, Ancelotti nuk do të ketë nevojë të marrë frenat derisa të përfundojnë angazhimet e këtij sezoni me Real Madridin.

Të ngajshme

Yamal: Nuk luaj futboll për para, por sepse më pëlqen –

KushtrimGuraj

“Free Xhaka”, tifozët zviceranë i dalin në krah Granit Xhakës në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut –

KushtrimGuraj

Edhe Austria me mungesa, dy yjet e saj nuk luajnë ndaj Kosovës –

KushtrimGuraj