Telenews

Anëtari i CDU-së: Ministri i ri i Jashtëm gjerman mbështetës i madh i SPAK-ut

Anëtari i CDU-së gjermane, Kolë Gjoka, foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania për Euronews Albania, duke komentuar zhvillimet më të fundit në politikën gjermane dhe ndikimin e tyre në çështjet ndërkombëtare.

Gjoka theksoi se situata aktuale ekonomike në Gjermani është e vështirë dhe se vendi nuk po arrin të luajë më rolin e tij si “lokomotiva e ekonomisë evropiane”.

“Gjermania ka problemet e veta dhe besoj se qeveria e ardhshme e kancelarit Merz do të ketë një marrëdhënie sfiduese me partnerin e saj, që është Partia Socialiste. Aktualisht, ekonomia gjermane nuk po lëviz siç duhet dhe nuk po arrin të rikthejë rolin e saj drejtues në Evropë”, u shpreh Gjoka.

Ai komentoi edhe për zhvillimet në politikën e jashtme, duke u ndalur te emërimi i Johann Wadephul si ministër i ri i Jashtëm. Sipas tij, Wadephul është një mbështetës i fortë i SPAK dhe reformës në drejtësi në Shqipëri.

“Mos harrojmë diçka: Wadephul është një mbështetës shumë i madh i SPAK-ut dhe i reformës në drejtësi. Ai ka shumë miq në Shqipëri, të cilët po ashtu mbështesin fuqishëm këtë reformë”, tha Gjoka,

Wadephul është ministri i parë i Jashtëm nga radhët e CDU-së në gati 60 vjet dhe një aleat i ngushtë i kancelarit të ardhshëm Friedrich Merz. Gjoka komentoi edhe për përbërjen e kabinetit të ri gjerman.

“Kur kancelari i ardhshëm prezantoi ministrat, pati shumë surpriza. Zakonisht është respektuar balanca gjeografike, por kësaj here kemi dy ministra nga veriu i Gjermanisë – nga Hamburgu – pas 56 vitesh. Njëri është ministri i Jashtëm dhe tjetra është ministrja e Arsimit, e cila na ka ndihmuar për hapjen e 16 shkollave shqipe në Gjermani,” – u shpreh ai.

Në përfundim, Gjoka vlerësoi se nën drejtimin e Friedrich Merz, Gjermania mund të rikthejë rolin e saj udhëheqës në Evropë.

“Besoj se Merz do të jetë ai që do të marrë drejtimin e Evropës. Gjatë këtyre viteve, roli i kancelarit gjerman ka qenë i zbehtë”,  përfundoi ai.

Të ngajshme

Murati akuzon Komunën se kontrata për “Xhorxh Bush” u nënshkrua kundërligjshëm

Valjeta Turkaj

Aksident me fatalitet në hyrje të Skenderajt një i vdekur dhe tre të lënduar

Valjeta Turkaj

Të shtunën dhe të dielën do të mbyllën për qarkullim disa rrugë në Prishtinë

Valjeta Turkaj