Telenews

Anglia në finale të Evropianit, Watkins vendimtar

Anglia ka kaluar në finale të Euro 2024, aty ku do të përballet me panjën më 14 korrik, pasi eliminoi Holandën me rezultat 2-1 në gjysmëfinale.

Ollie Watkins hyri në lojë në minutën e 81-të. E zëvendësoi kapitenin e Anglisë, Harry Kane.

Dhe Watkins ishte vendimtar në kualifikimin e Anglisë në finale të Euro 2024.

Në gjysmëfinalen ndaj Holandës, të mërkurën mbrëma në Dortmund, Watkinsi shënoi golin e fitores 2:1. Në minutën e 91-të ai gjuajti shumë bukur nga zona dhe realizoi për fitoren e madhe.

Goli i Watkinsit u shënua kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime.

Ndeshja ishte e denjë për gjysmëfinale të Kampionatit Evropian. Dhe fitues i saj pos Anglisë e Ëatkinsit është edhe selektori anglez,  Gareth Southgate. Ai bëri zëvendësimet që dolën të jenë vendimtare.

Holanda kaloi në epërsi 1:0 në minutën e shtatë. Xavi Simons shënoi supergol me goditje nga distanca.

Për 1:1 shënoi kapiteni i Anglisë, Kane, në minutën e 18-të. Ai realizoi nga pika e bardhë.

Të dielën në finale, Anglia përballet me Spanjën.

Të ngajshme

Barcelonës i është dhënë afat 23 ditor për të paguar 25 milionë euro për mbrojtësin

KushtrimGuraj

Luis Diaz thyen heshtjen dhe flet publikisht për të ardhmen e tij tek Liverpooli

KushtrimGuraj

Liverpooli refuzon 55 milionë euro për shitjen e yllit të tyre

Valjeta Turkaj