Telenews

Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet se makina e tij ka rënë në ujë

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e djeshme në Mat, ku një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Matit, ka qenë babai i të riut, shtetasi R. D., i cili është paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe ka kallëzuar se djali i tij, me iniciale po ashtu R. D., nuk ishte kthyer në banesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, raporton A2CNN.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, trupi i pajetë i 23-vjeçarit është gjetur pranë liqenit të Shkopetit. Dyshohet se i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në ujë. Automjeti ende nuk është nxjerrë nga liqeni dhe Policia po bashkëpunon me ekipet e specializuara për tërheqjen e tij.

Në vendngjarje ka mbërritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe dokumentimin ligjor të saj.

Të ngajshme

Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Rrezarta Ramaj

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj