Telenews

Anisa “pushton” Dubain, shfaqet mahnitëse në fustanin e zi

Anisa Veseli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit nga Dubai. Ajo ka publikuar disa fotografi nga qyteti luksoz, duke u shfaqur elegante dhe plot stil në një fustan të zi.

Në fotografitë e publikuara, Anisa shihet duke pozuar në mbrëmje, ndërsa në sfond duken ndërtesat moderne, palmat e ndriçuara dhe atmosfera karakteristike e Dubait.

“Dubai meets Anisa”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit, duke lënë të kuptohet se po shijon qëndrimin në këtë destinacion.

Postimi nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët kanë reaguar ndaj fotografive të saj. Anisa, ndërkohë, vazhdon të ndajë momente nga jeta e saj dhe udhëtimet me ndjekësit në rrjetet sociale.

Të ngajshme

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj

Përvoja e klientit në Kosovë: mes teknologjisë, AI-së dhe kontaktit njerëzor

Rrezarta Ramaj

TETORI NË GRAND BLUE FAFA – QETËSI, RELAKS DHE MOMENTE TË BUKURA PRANË DETIT!

Rrezarta Ramaj