Telenews

Ankesa e pacientëve: “S’ka ditë që s’mungon diçka në QKUK”

ankesa-e-pacienteve:-“s’ka-dite-qe-s’mungon-dicka-ne-qkuk”

Pa recetë nuk del askush nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK.

Disa me vetëm një bari të përshkruar e disa tjerë me më shumë.

Por, të gjitha këto duhet të blihen meqë mungojnë, ani se janë në Listën Esenciale.

Ndërkaq një familjar tjetër i një pacienti që po trajtohet këtu prej 3 javësh, tregoi se ka blerë edhe albumina edhe glukoze deri në furnizimin që u bë gjatë javës së kaluar.

Këta ankohen se blerja e ilaçeve po ua rëndon edhe më shumë gjendjen ekonomike.

Se në baza ditore pacientët detyrohen të blejnë terapi të LE e thotë edhe një farmaciste.

Kjo tregon se glukozë nuk ka në çdo klinikë të Qendrës Spitalore.

Me mungesa barnash, farmacistët bëjnë më dije se po përballet edhe tregu privat.

Në anën tjetër, ShSKUK gjatë javës së kaluar ka reaguar në mënyrë të përgjithshme sa i përket këtyre telasheve.

Kjo duke u arsyetuar se kjo po ndodhë për shkak të mungesës së ofertueseve ose të vonesave nga OE, të cilët thonë se i kanë penalizuar,

Ndërkaq, ministri i shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, mos ofertimin e kompanive e të cilat i kanë edhe produktet, e ndërlidh me zbatimin e ligjit për nivelizimin e çmimeve të barnave.

Televizioni përgjatë këtyre dy muajve të fundit në vazhdimësi ka raportuar për mungesat kudo nëpër klinikat e qendrës kryesore spitalore të vendit.

Të ngajshme

Gjashtë vetura të përfshira në aksidentin në Komoran, ka të lënduar – në vendngjarje edhe zjarrfikësit

KushtrimGuraj

Çitaku: Me instruksione të Kurtit, Dehari e shkeli me të dy këmbët Kushtetutën

Donat Hashani

Ministria e Drejtësisë, KPK-së dhe KGjK-së: Nisni procedura disiplinore për prokurorët e gjyqtarët në rastin e Mefail Shkodrës

Donat Hashani