Telenews

Gjashtë vetura të përfshira në aksidentin në Komoran, ka të lënduar – në vendngjarje edhe zjarrfikësit

gjashte-vetura-te-perfshira-ne-aksidentin-ne-komoran,-ka-te-lenduar-–-ne-vendngjarje-edhe-zjarrfikesit

Gjashtë vetura të përfshira në aksidentin në Komoran, ka të lënduar – në vendngjarje edhe zjarrfikësit

Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident trafiku te ura në Komoran, në drejtimin Pejë-Prishtinë ku ka edhe të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se në vend të ngjarjes përveç policisë kanë dalë ekipet e emergjencës dhe njësia e zjarrfikësve.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës”, tha Hoxha.

Tutje, ai u shpreh se policia po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor.

Si pasojë e këtij aksidenti, në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se kolonat janë nga Komorani deri në Arllat.

Të ngajshme

Vdes personi që ishte plagosur në janar në Sllatinë

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 16 maj

Valjeta Turkaj

Mehani reagon pas lirimit të Lushtakut: Jam mirë dhe më i fortë se çdo herë

KushtrimGuraj