Telenews

Apeli i GJKKO merr vendimin, Erion Veliaj mbetet në burg

Apeli i Gjykata e Posaçme GJKKO ka marrë vendimin në lidhje me ankimimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Gjykatësi Engert Pëllumbi ka marrë parasysh kërkesën e prokurorëve të posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani që këmbëngulën në mbajtjen e Veliaj në qeli, pasi sipas tyre vë në rrezik procesin, duke pasur mundësi të prishë provat apo intimidojë dëshmitarët.

Ndërkohë gjykata ka ndryshuar masën për biznesmenin Elman Abule nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Të ngajshme

Çitaku: Ajo që ndodhi më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë dhe historisë

Rrezarta Ramaj

Lajm pozitiv për Kosovën, Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë pas lëndimit

Rrezarta Ramaj

Grabitja e 8 mijë eurove në Gjakovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Rrezarta Ramaj