Telenews

Apple humbi gati 300 miliardë dollarë nga vlera e tregut shkaku i tarifave të Trumpit

apple-humbi-gati-300-miliarde-dollare-nga-vlera-e-tregut-shkaku-i-tarifave-te-trumpit

Aksionet e Apple ranë me gati 9 për qind mëngjesin e sotëm, pasi investitorët reaguan ndaj njoftimit të madh të tarifave nga presidenti Donald Trump.

Ky është një nga rëniet më të mëdha ditore të vlerës së kompanisë që nga marsi i pandemisë në 2020, duke fshirë mbi 293 miliardë dollarë nga kapitali i tregut brenda pak orësh.

Apple, si dhe kompani të tjera të mëdha të teknologjisë – përfshirë Microsoft, Amazon, Google, Tesla dhe Meta – janë prekur nga tarifat, pasi shumicën e pajisjeve të tyre i prodhojnë në Kinë, Vietnam dhe Indi.

Tarifat e Trumpit e rrisin ndjeshëm koston e importit të tyre në SHBA.

Aksionet e Metës ranë me 8 për qind, Amazon dhe Tesla me 9 për qind, Google me 4 për qind ndërsa Microsoft pësoi një rënie prej 3 për qind.

Analisti Angelo Zino nga CFRA Research thotë se Apple mund të përpiqet të zbusë ndikimin e tarifave duke përmirësuar efikasitetin në zinxhirin e furnizimit dhe duke ndarë koston me konsumatorët.

Megjithatë, ai paralajmëron se “do të jetë e vështirë të transferohet më shumë se 5 deri në 10 për qind e rritjes së kostos” në çmimin final pa rrezikuar ndjeshëm të ardhurat.

Të ngajshme

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo –

KushtrimGuraj

Pa gomë rezervë në veturë? Ja çfarë duhet të bëni –

KushtrimGuraj

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi