Telenews

Arben Taravari merr zyrtarisht pozitë në qeverinë e Mickoskit

Arben Taravari sot e ka marrë zyrtarisht postin e ministrit të Shëndetësisë në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.

Kjo do të jetë ulja e tij e dytë në karrigen ministrore në shëndetësi, pasi ai mbajti të njëjtin post në vitin 2017.

Pas një debati dyditor mbrëmë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut zgjodhi Qeverinë e re me 77 vota “pro” dhe 22 vota “kundër”.

Në kabinetin qeveritar do të ketë 20 ministri, katër më shumë se më parë. 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.

Të ngajshme

Rendohet bilanci i aksidentit në Vlorë, pas 19-vjeçarit humb jetën edhe 16-vjeçari

Valjeta Turkaj

Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë

Valjeta Turkaj

E dhimbshme: Publikohet fotografia e 24-vjeçares që humbi jetën në aksidentin në Drenas

Valjeta Turkaj