Telenews

Arben Vitia e hapë tubimin ku Kurti shpalos synimet për mandatin e ri në krye të partisë

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia sot ka hapur tubimin ku kryetari i partisë, Albin Kurti prezanton programin e tij për mandatin e ri.

Vitia, i cili ishte tërhequr për një kohë nga aktiviteti politik, si duket po gjen rrugë prapë për në politikë përmes VV-së.

Ai ka folur me zë të lartë në hapjen e tubimit, duke thënë që VV është lëvizje që synon progres të shoqërisë e jo të grupacionit.

“Me të rinjtë e të rejat zhvillimin, e me popullin barazinë. Ne jemi lëvizje që synojmë progresin jo të grupacionit, por të shoqërisë. Organizimi s’ka qenë kurrë statik. Është themeluar, zhvilluar, krijuar e rikrijuar mijëra herë, në çdo fazë e aksion”, ka theksuar ai.

Të ngajshme

Këta janë folësit në natën e 12-të të protestës ‘’Jo në emrin tim’’

Rrezarta Ramaj

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Yllka Gashi

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, vjen fitorja e parë pas 5 humbjesh

Yllka Gashi