Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Arbnor Muja është larguar nga skuadra belge, Royal Antwerp, për të kaluar në Superligën e Turqisë te Samsunspor.
Muja ka arritur kontratë për 3 vite e gjysmë me skuadrën e re.
25-vjeçari shqiptar ka zhvilluar 35 ndeshje me skuadrën e Antwerpit, ku kishte shënuar gjashtë gola e dhuruar tre asistime.
Ai ishte grumbulluar për herë të parë te Kombëtarja e Shqipërisë këtë vit, ku tregoi paraqitje mjaft të mira.

