Telenews

Arian Tahiri mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së: Ka hapur rrugë për gjeneratën e re

arian-tahiri-mbeshtet-bedri-hamzen-per-kryetar-te-pdk-se:-ka-hapur-rruge-per-gjeneraten-e-re

Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovë, ka deklaruar se ndihet krenar që e mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK’së. Ai ka thënë edhe se po të mos ishte Hamza, PDK’ja në Mitrovicë, s’do të kishte shumë të rinj, të cilët, secili është më i përgatitur se tjetri.

Tahiri ka deklaruar edhe se, Hamza ka hapur rrugë të re për të rinjtë, duke u shprehur mirënjohës për mundësitë që Hamza ua ka dhënë atyre.

Postimi:

Si pjesë e gjeneratës së re të politikanëve në Mitrovicë, jam krenar që sot mund ta mbështes kryetarin tim, Bedri Hamzën, për kryetar të PDK-së. Po të mos ishte Bedri Hamza, sot PDK-ja në Mitrovicë nuk do të kishte kaq shumë të rinj, secili më i përgatitur se tjetri, pjesë aktive e politikëbërjes në qytetin tonë. Ai nuk ka krijuar vetëm një gjeneratë të re politikanësh, por ka hapur edhe një rrugë të re për ne.

Jemi mirënjohës për mundësitë që na ka dhënë për rritjen tonë profesionale dhe politike.

Mitrovica i jep mbështetje të fuqishme kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamzës!

Të ngajshme

Reagimet e Ambasadave për “Listën Serbe”, zv.ministrja e Qeverisë Kurti: Secili shtet merr vendimet e veta

KushtrimGuraj

Burri i Haxhiut e akuzoi se i “përdori” lotët e nënës, Haradinaj: Propagandë me shkatërru gjithçka në kujtesë

KushtrimGuraj

Zbulohet municion luftarak në Gjirokastër, dyshohet se i përkasin një vrasësi me pagesë

KushtrimGuraj