Dy persona të privuar nga liria janë arratisur mbrëmjen e së martës nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, por janë kapur shpejt nga policia dhe janë rikthyer në Qendrën Edukuese Korrektuese.
“Arratisje e personit të privuar nga liria. Lipjan / 03.06.2026 – 21:28. Policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga qendra. Policia me të marrë informacionin ka ndërmarrë veprimet taktiko-operative ku edhe ka arritur t’i arrestonteë të dyshuarit, të cilët janë kthyer në Qendër Korrektuese të Lipjanit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

