Telenews

Arratiset një i dënuar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës

Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se i dënuari A. H. sot është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës.

Në njoftimin e ShKK-së thuhet se mungesa e A.H. është vërejtur në ora 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve.

“Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia. A. H. po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre vite  për veprat penale, vjedhje e rëndë dhe vjedhje”.

“Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”, thuhet në njoftim të ShKK-së.

Të ngajshme

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën, Policia paralajmëron bllokime të përkohshme të rrugëve

Rrezarta Ramaj

Kontrollojeni kuletën, disa monedha 2-euroshe mund të vlejnë mijëra euro

Rrezarta Ramaj