Telenews

Arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së, Mickoski bën një deklarim të fortë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski tha se kushdo që s’i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit të tij, mund të shkojnë, duke iu referuar ndalimit e arrestimit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të urdhërarresteve të lëshuara nga Serbia.

Pasi gazetari i T7, Çlirimtar Morina e pyeti nëse veteranët e UÇK-së janë të sigurtë të shkelin në territorin e Maqeonisë së Veriut, Mickoski tha:

“Sa i përket personave që janë në fletarrest, çdokush që nuk i ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë as çdokush që nuk ka konflikt me ligjet dhe Kushtetutën, lirisht mund të vijë të shëtisë në Shkup në Maqedoni dhe të qëndrojë sa të dëshirojë. Kështu që, të gjithë ata unë i ftoj të vijnë”, tha Mickoski.

Ai tha se është mikpritës.

“Të gjithë të vijnë të kënaqen me bukuritë e atdheut tim”.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 26 gusht

Rrezarta Ramaj

​Një shtëpi dhe tri vetura digjen në kryeqytet, policia jep detaje

Yllka Gashi

62 gra të vrara nga familjarët në Kosovë që nga viti 2010

Yllka Gashi