Telenews

Arrestimi i Noizyt për sherrin në një diskotekë, kërcënohet zyrtari i Prokurorisë të Pejës

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, është kërcënuar pas prononcimeve për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku u përfshi edhe reperi Noizy.

Kështu ka njoftuar zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Njoftimi i plotë:

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënon kërcënimin që i është bërë Zyrtarit të Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, z.Shkodran Nikçit, të cilat vijnë si rrjedhojë prononcimeve të punës së tij zyrtare lidhur me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku ishin të përfshirë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese dhe autoritetet shqiptare do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, do ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë çështje, në mënyrë që kërcënuesi të përgjigjet sa më parë para drejtësisë.

Të ngajshme

Anulohet tenderi, pacientët e Spitalit të Mitrovicës mbesin pa çarçafë e jastëkë

Rrezarta Ramaj

Shqiptari që i fshinte rrugët në Belgjikë fiton 168 milionë euro në lotari: Tani ka frikë për jetën e tij

Rrezarta Ramaj

Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj

Rrezarta Ramaj