Telenews

Arrestohen dy persona, sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të martën janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i Parasë”. Sipas Prokurorisë, pas kontrollit të ushtruar, janë gjetur dhe sekuestruar para të falsifikuara në valutën euro, në shumën totale prej 40,000.00 (katërdhjetë mijë), të cilat gjatë testimit fillestar kanë rezultuar se janë të falsifikuara.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëhejqen e  Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë zhvilluar një operacion policor në Prishtinë.

Të ngajshme

Britania nuk mbështet vendimin për bllokimin e porteve iraniane

Valjeta Turkaj

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Valjeta Turkaj

Për vetëm 24 orë në Kosovë, 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime

Valjeta Turkaj