Katër gjuetarë serbë janë arrestuar brenda territorit të Kosovës, për kalim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje, te cilët kanë hyrë nga territori i Serbisë në vend.
Sipas komunikatës nga Policia e Kosovës, armët dhe municioni i gjetur janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit, me vendim të organeve kompetente të drejtësisë, janë dërguar në mbajtje konform procedurave ligjore.

