Telenews

Plagosja e ushtarit, FSK: Rasti ndodhi aksidentalisht, arma e përdorur nuk është zyrtare

rasti-i-dhu*nimit-ne-skenderaj,-policia-jep-detaje:-gruaja-me-aftesi-te-kufizuara-eshte-shtatzene

Forca e Sigurisë së Kosovës është deklaruar për Klan Kosovën lidhur me plagosjen e ushtarit të tyre 22-vjeçar,  të dielën në fshatin Sharban të Prishtinës, ku i dyshuar është një koleg i tij.

Sipas FSK-së, arma e përdorur në këtë rast nuk është zyrtare e këtij institucioni.

Në përgjigjen e tyre për redaksinë e Klankosova.tv, thuhet se rasti është në  procedurë të hetimit.

“Ju njoftojmë që rasti ka ndodhur aksidentalisht jashtë ambienteve të FSK-së, arma e përdorur nuk është zyrtare e FSK-së dhe momentalisht rasti është në procedurë të hetimit.”.  

Ushtari i Kosovës që u qëllua me armë zjarri është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me incidentin, mbrëmë janë deklaruar për Klanin edhe nga Policia e Kryeqytetit.

“Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.”

Të ngajshme

Kurti jep sinjale bashpunimi me partitë tjera: Do t’i takojmë e do të komunikojmë

Rrezarta Ramaj

Numërimi drejt fundit, LVV bie në 42.94 %, PDK 21.05% , LDK 17.63 %, AAK 7.18 %

Rrezarta Ramaj

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, kjo është partia prijëse në kryeqytet

KushtrimGuraj