Telenews

Rama thirrje studentëve: Ju pres nesër, harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët dhe protestuesit, duke njoftuar se nesër do të hapet një tjetër mundësi komunikimi përmes një platforme online.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me ambasadoren e BE e cila i dorëzoi Raportin e Progresit, Rama u shpreh se tre grupe studentësh janë penguar, përmes presionit online dhe offline, që të mos zhvillonin një takim me të, pa kamera dhe pa njoftime për mediat, por vetëm për të diskutuar.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se është i gatshëm për dialog, ndërsa paralajmëroi se kërcënimet dhe dhuna nuk do të ndikojnë në qëndrimin e tij dhe të qeverisë.

“Nesër do të ndezim një tjetër dritare në ekranet e kujtdo që është i interesuar, një dritare dialogu për ata që duhet të ndërveprojnë me mua dhe qeverinë. Tre grupe studentësh janë kthyer mbrapsht me dhunë online dhe offline nga këta lloj pseudoshësh, në përpjekjet e tyre për të ardhur në takim me mua pa kamera, foto dhe njoftim shtypi, thjesht për të biseduar. Të dekurajuar, dreqi e merr vesh se si, dhe pastaj të bullizuar në ekstrem.

Një gjë dua të jetë e qartë për të gjithë, vij nga një rrugë ku kam qenë student dhe pedagog dhe bashkë me studentët kam dalë kundër një regjimi real dhe jo imagjinar, vetëm për një arsye, që të them i lirë atë që dua dhe ku të dua.

Kush mendon se me kërcënime dhe me dhunë do të ketë impaktin më të vogël mbi mua dhe qeverinë, i ka bërë të gjitha llogaritë gabim. Përkundrazi, do të marrin përgjigje, siç po marrin, penalisht dhe administrativisht”, tha Rama, raporton Top Channel.

Të ngajshme

Raportimet për emërimin e mbesës së Sveçlës si diplomate, Konjufca: S’merrem me emra të përveçëm

Rrezarta Ramaj

KESCO apelon për përdorim të kujdesshëm të energjisë elektrike gjatë sezonit dimëror

Rrezarta Ramaj

Dimri në tryezë, me shijen e produkteve të Konsonit

Rrezarta Ramaj