Telenews

Raportimet për emërimin e mbesës së Sveçlës si diplomate, Konjufca: S’merrem me emra të përveçëm

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk merret me emra të përveçëm lidhur me emërimet në shërbimin diplomatik, duke iu referuar rastit të mbesës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e cila është raportuar në media se është emëruar Sekretare e Dytë në Ambasadën e Kosovës në Uashington, raporton Ekonomia Online.

Konjufca ka thënë se emërimet dhe lëvizjet brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme bëhen nga një komision i pavarur, ndërsa roli i tij është vetëm nënshkrimi i vendimeve që i propozohen.

“Nuk merrem me emra të përveçëm, ato i bën një komision i pavarur brenda MPJ-së, domethënë i kemi bërë 54 lëvizje, ata m’i sjellin, unë vetëm i nënshkruaj”, ka deklaruar Konjufca.

Të ngajshme

Rama thirrje studentëve: Ju pres nesër, harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Rrezarta Ramaj

KESCO apelon për përdorim të kujdesshëm të energjisë elektrike gjatë sezonit dimëror

Rrezarta Ramaj

Dimri në tryezë, me shijen e produkteve të Konsonit

Rrezarta Ramaj