Telenews

Arrestohen tre persona për grabitje në një pompë derivatesh

Sot nga hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje në një pompë derivatesh në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku personat e dyshuar me forcë kanë grabitur një shumë parash dhe disa pako me cigare.

Rasti ka ndodhë të hënën, ndërsa puna e hetuesve policor, është finalizuar sot ku pas marrjes së disa veprimeve intenzive si ato hetimore dhe operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: V.K. 21 vjeç, D.K. 23 vjeç, dhe R.H, mashkull, 24 vjeç.

Kështu ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejn veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet më tej”, tha Ahmeti.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj