Telenews

Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve

I dyshuari për vrasjen e dy vëllerzëve në Malieshvë, Astrit Isufi është arrestuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka konfirmuar se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati.

“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente”, njofton Prokuroria.

Të ngajshme

Prishtina merr Presidencën e B40 Balkan për vitin 2027

Yllka Gashi

Dogana vjen me një njoftim për udhëtarët lidhur me paisjet elektronike

Yllka Gashi

Shtyhet seanca për Masakrën e Mejës, munguan tre avokatë – seanca e radhës më 25 shtator

Yllka Gashi