Telenews

Arrestohet burri nga Skenderaji që kërcënoi deputeten Musliu-Shoshi

 

 

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, në qershor të këtij viti është kërcënuar nga një person.

Behët fjalë për Bahri Ahmetin nga komuna e Skenderajit.

I dyshuari për kanosje ndaj deputetes së Kuvendit është arrestuar sot në aeroportin “Adem Jashari”, raporton Sinjali.

Ai ka qenë në kërkim policor që nga qershori, kur është denoncuar rasti nga ligjvënjësja e Partisë Demokratike të Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet dhe motivin që e ka shtyrë për kërcënimin e deputetes Musliu-Shoshi.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor prej 48 orësh dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”./Telenews/

Të ngajshme

Mbi 350 automjete të paregjistruara: Policia rrit kontrollin e trafikut në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Rekord: Biletat për “Eurovision 2026” shiten brenda minutash

Valjeta Turkaj

Komuna e Obiliqit: Qytetarët e prekur nga vërshimet të paraqesin dëmet brenda afatit

Valjeta Turkaj