Është arrestuar një person i dyshuar për sulmin ndaj portierit të Ballkanit Stivi Frashëri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
“Policia ka arritur ta arrestojë një person të dyshuar bazuar në dëshmitë e mbledhura, incizimet dhe deklaratat e dëshmitarëve okularë. Pas intervistimit të tij do të merret masat e parapara me ligj”.
Hashani tha se organet e rendit janë duke punuar për kapjen edhe të personave të tjerë të involvuar në rast.
“Jemi duke punuar edhe për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të involuar në këtë rast”.
Në javën e 27-të të Superligës, në ndeshjen Gjilani – Ballkani, thuajse në fund të takimit pas barazimit të rezultatit 1:1, nga portieri i ekipit të Gjilanit, tifozët vendas hyjn% në fushë duke e sulmuar portierin e ekipit nga Suhareka.
Ndeshja më pas u pezullua ndërkaq portieri Stivi Frashëri, u dërgua në spital për trajtim