Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e 28 janarit nga njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, është shoqëruar në stacion një person dhe është sekuestruar një armë zjarri.
Policia bëri të ditur se personi i dyshuar po kërkohej nga policia, që nga data 11 janari i këtij viti.
Tutje, në njoftim thuhet se ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

