Telenews

Arrestohet në kufi kosovari i kërkuar nga Zvicra për shpëlarje parash, falsifikim e mashtrim

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Zvicrës është kapur nga Policia e Kosovës të shtunën, pak para mesnatës. I dyshuari për disa vepra penale është prangosur në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar se personi që u arrestua nga Policia në kufi teksa po vinte nga Shqipëria kërkohej në bazë të një urdhërese për tri vepra penale.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një 33-vjeçar (emër i njohur për redaksinë) nga fshati Dubovë e Vogël e Komunës së Istogut.

Burimet e njëjta thonë se pas verifikimit nga ana e Policisë, i riu ka rezultuar në kërkim për “Shpëlarje parash”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrim”.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor janë ndërmarrë edhe veprimet e tjera.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Të ngajshme

Gërvalla tregon se a iu është drejtuar Kosova Serbisë për trupin e pajetë të Faton Hajrizit

Donat Hashani

Eksluzive: Dy të arrestuar për rastin e arratisjes së Faton Hajrizit

Donat Hashani

Regjistrimi në UP, interesim i lartë për këto dy degë

Donat Hashani