Telenews

Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet se kreu vjedhje në pesë xhami e në një kishë

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një 23-vjeçar i cili dyshohet për vjedhje në objekte fetare në rajonin e Gjilanit e më gjerë.

“Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policorë është bërë pasi që janë gjetur prova të arsyeshme  se i dyshuari në kohë të ndryshme dyshohet se ka kryer vjedhje në disa objekte fetare në rajonin  e Gjilanit dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

23-vjeçari me iniciale A.K, dyshohet se ka kryer vjedhje në pesë xhami dhe një kishë.

“Në stacionin policor në Gjilan në prezencë të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare i njëjti është intervistuar ku i janë ofruar dëshmi dhe video incizime, ku dyshohet se ai është i involvuar në këto raste të vjedhjeve nëpër këto objekte fetare: Rasti i vjedhjes se xhamisë në (në fshatin Pidiq), rasti i vjedhjes se xhamisë (në Gjilan, rruga ‘Arberia’), rasti i vjedhjes se xhamisë (në Gjilan, rruga ‘Fadil Jakupi’), rasti i vjedhjes së xhamisë (në fshatin Zhegër), rasti i vjedhjes se xhamisë (në fshatin Miresh), rasti i vjedhjes në kishën në fshatin Kllokot”, thuhet në njoftim.

Pasi është bërë intervistimi i të dyshuarit nga policia, dyshohet se i ai është i përfshirë edhe në dy raste të tjera të vjedhjeve të rënda nëpër shtëpi private.

“Hetimet rreth këtyre janë në vazhdim e sipër nga hetues policor në Gjilan dhe Prokurori i shtetit. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti me kallëzim penal dërgohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet tutje në njoftim.

source

Të ngajshme

Ky është shoferi i Gjykatës që u kap me marihuanë e kokainë në Prishtinë

KushtrimGuraj

Moti të enjten në Kosovë: Ja çfarë parashikojnë meteorologët

KushtrimGuraj

Koalicioni për Familjen e hap fushatën në Mitrovicë, theksohet rëndësia e përkushtimit për zhvillimin ekonomik

Donat Hashani