Telenews

Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, rrahu gruan edhe pse kishte urdhër nga gjykata të mos i afrohej

Dy raste të mosrespektimit të urdhrave mbrojtës të gjykatës janë raportuar në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, ku si pasojë janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur në Fushë Kosovë, gjatë periudhës 30 tetor – 1 nëntor 2026. Një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje, duke mos respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 1 nëntor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar në Prishtinë, më 1 nëntor, rreth orës 10:13. Një person i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës, i është afruar adresës së banimit të viktimës, një grua kosovare.

Edhe në këtë rast, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngajshme

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Rrezarta Ramaj

Vazhdojnë ethet në Ligën e Kampionëve, në program nëntë ndeshje sonte

Rrezarta Ramaj

“Duhet të ndryshojë, përndryshe do ta ketë vështirë”, vjen paralajmërimi për Viniciusin

Rrezarta Ramaj