Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se nuk i ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë te hyrja e terminalit doganor dhe me veturë ka vazhduar në drejtim të Prishtinës, ku ka lënduar dy zyrtarë policorë.
Sipas organeve të rendit, rasti ka ndodhur më 14 mars 2026, rreth orës 02:07, në rrugën “Shala e Bajgorës”.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, me automjetin e tij me targa vendore ishte ndaluar pasi në veturë kishte pasur mall duhani të kontrabanduar, andaj ishte urdhëruar të shkojë në terminal doganor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

