Telenews

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar të premten një person me inicialet R.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullatës civile”.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, i dyshuari është ndaluar nën dyshimin se ka kryer krime gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi,” thuhet në njoftim.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë theksuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të hetuar dhe ndjekur penalisht autorët e krimeve të luftës:

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në hetimin dhe ndjekjen penale të kryerësve të këtyre veprave penale,” thuhet tutje në njoftim.

Të ngajshme

Katër të lënduar nga një aksident në Vitomiricë të Pejës

Valjeta Turkaj

Autobuset e Prishtinës vishen pink në pritje të Muajit Rozë

Valjeta Turkaj

Aksident tragjik në Bolonja, vdes 18-vjeçari shqiptar

Valjeta Turkaj