Telenews

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në aeroportin “Adem Jashari”, i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘‘Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”  me dënim burgimi prej 3 vjet e 6 muaj.

Policia e Kosovës bëri të ditur se i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Me datën 15.04.2024 rreth orës 14:00 policët kufitarë në aeroportin ndërkombëtar ” Adem Jashari”  kanë ndaluar personin e kërkuar P.H ( M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili më pas është arrestuar nga policët e stacionit në Ferizaj. Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘ Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve ”  me dënim burgimi prej 3 vite e 6 muaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

source

Të ngajshme

Bahtiri kërkon “zgjedhje” nga opozita – e ngatërroi me fjalën “zgjidhje”: Mos rrini nëpër skuta

Valjeta Turkaj

Isa Mustafa jep versionin e tij për zgjedhjen e presidentit

Valjeta Turkaj

Suedia paralajmëron për mungesë të mundshme të karburantit të aviacionit

Valjeta Turkaj