Telenews

Arrestohet një person në Jabllanicë të Pejës, shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 23:15, në Jabllanicë të Vogël të Pejës, ku Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar të dyshuarin. Gjatë kontrollit, nga ai janë sekuestruar një armë e tipit Sarsilmaz, një fishek, dy gëzhoja, dy karikatorë dhe një leje për armën.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.

 

Të ngajshme

I kërkoi 50 mijë euro duke e kërcënuar me publikimin e fotografive, arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren

Yllka Gashi

Ekstradohen dy persona nga shtetet tjera në Kosovë

Yllka Gashi

Termokos: Po angazhohemi fuqimisht, që të realizojmë me përpikëri projektin “Solar 4Kosovo II”

Yllka Gashi