Telenews

Arrestohet një person në Prizren për sulm seksual ndaj një mashkulli

gjakove:-policia-bastis-nje-shtepi,-37-vjecari-kapet-me-kokaine-e-marihuane

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për kryerjen e një sulmi seksual ndaj një mashkulli tjetër në qytetin e Prizrenit.

Sipas burimeve zyrtare, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur viktima   ka raportuar në polici se ishte sulmuar seksualisht nga një person i njohur.

“Menjëherë pas raportimit, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar të dyshuarin, mashkull kosovar,” thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Telenews.al.

Viktima ka marrë tretman mjekësor pas incidentit, ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet janë duke vazhduar për të ndriçuar plotësisht rrethanat e rastit.

Të ngajshme

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Rrezarta Ramaj

Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj