Telenews

Arrestohet polici në Gjilan për dhunë në familje, suspendohet nga Policia e Kosovës

theret-nje-person-ne-qender-te-prishtines,-policia-arreston-te-dyshuarin

Një zyrtar policor është arrestuar të shtunën nën dyshimin për dhunë në familje, ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një rast që ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës në Gjilan. Polici është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Ai është suspenduar edhe nga puna në Policinë e Kosovës.

“Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore kurse viktima në këtë rast është dërguar për tretman mjekësor. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Të ngajshme

Dështon edhe përpjekja e 46-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

KushtrimGuraj

Vrasja në Batincë, vajza e ushtarit kishte refuzuar martesën me të dyshuarin

KushtrimGuraj

Çmimet po “fluturojnë”, inflacioni në qershor arrin në 4.3% – rritje të madhe te kafeja, energjia dhe ushqimet bazë

KushtrimGuraj