Telenews

Arrestohet politikani serb afër Urës së Ibrit

Policia e Kosovës ka arrestuar politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviq, nga partia Demokracia Serbe në veri.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.

Ai është arrestuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.

Për sot në orën 11:00 ishte planifikuar një debat për hapjen e Urës së Ibrit me qytetarë ku do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje komunitetit serb që të marrin pjesë për të shprehur shqetësimet e tyre, ndërsa vartësi i tij, Elbert Krasniqi, ftoi edhe protestuesit që dje u mblodhën në Mitrovicën e Veriut kundër hapjes së urës.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj