Telenews

Arrestohet shqiptari në Austri, kapet me 12 kilogramë kokainë

Një shqiptar raportohet se ka rënë në prangat e policisë austriake.

36-vjeçari u kap me një sasi prej 12 kilogramë kokainë në vlerë prej 1.2 milionë eurosh.

Mediat atje njoftojnë se arrestimi u bë të dielën, pas një kontrolli të kryer, ku në veturën e tij me targa gjermane u gjet kjo sasi e drogës.

Dhe, sipas drejtorit të policisë së Tirolit, Helmut Tomac, droga e kapur është më e madhja në këtë zonë.

Thuhet se burri shqiptar jetonte në Itali, por po udhëtonte drejt veriut.

Dyshimet ndaj tij u shtuan pasi që ai ishte kontradiktor në shpjegimet e tij për destinacionin e udhëtimit dhe qëllimin.

Vetura e të dyshuarit u dërgua në Komisionariatin e Policisë, ku u çmontua plotësisht për të gjetur sasinë e kokainës.

Deri më tani thuhet se 36 vjeçari nuk ka dhënë asnjë deklaratë për autoritetet austriake, të cilët kanë nisur një hetim për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj sasie kokaine.

Të ngajshme

Çfarë dihet deri më tani për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre kosovarë?

Valjeta Turkaj

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni

Valjeta Turkaj

Katër të arrestuar në Londër nën dyshimin për spiunazh për Iranin

Valjeta Turkaj