Telenews

Arrestohet shqiptari në Austri, kapet me 12 kilogramë kokainë

Një shqiptar raportohet se ka rënë në prangat e policisë austriake.

36-vjeçari u kap me një sasi prej 12 kilogramë kokainë në vlerë prej 1.2 milionë eurosh.

Mediat atje njoftojnë se arrestimi u bë të dielën, pas një kontrolli të kryer, ku në veturën e tij me targa gjermane u gjet kjo sasi e drogës.

Dhe, sipas drejtorit të policisë së Tirolit, Helmut Tomac, droga e kapur është më e madhja në këtë zonë.

Thuhet se burri shqiptar jetonte në Itali, por po udhëtonte drejt veriut.

Dyshimet ndaj tij u shtuan pasi që ai ishte kontradiktor në shpjegimet e tij për destinacionin e udhëtimit dhe qëllimin.

Vetura e të dyshuarit u dërgua në Komisionariatin e Policisë, ku u çmontua plotësisht për të gjetur sasinë e kokainës.

Deri më tani thuhet se 36 vjeçari nuk ka dhënë asnjë deklaratë për autoritetet austriake, të cilët kanë nisur një hetim për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj sasie kokaine.

Të ngajshme

Pas 48 orë kërkimesh, gjendet trupi i kapitenit shqiptar që vdiq duke i shpëtuar dy turistë

Valjeta Turkaj

Zbulohet arsyeja e trishtë pse Brigitte Macron dukej e ftohtë me presidentin francez në Angli

Valjeta Turkaj

“Na nxirrni jashtë!” – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus – thyejnë xhamin

Valjeta Turkaj