Telenews

Zbulohet arsyeja e trishtë pse Brigitte Macron dukej e ftohtë me presidentin francez në Angli

Sjellja në dukje e ftohtë e Zonjës së Parë franceze Brigitte Macron, gjatë vizitës së saj shtetërore në Britani, ka një shpjegim të trishtueshëm. Motra e saj, vdiq pak ditë para udhëtimit të saj.

Sipas Mail Online, 72-vjeçarja humbi motrën e saj, Anne Marie Trogneux javën e kaluar, por prapë shoqëroi bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron, në Mbretërinë e Bashkuar. Ky informacion kyç në sfond ofron një shpjegim për sjelljen e saj, e cila është përshkruar nga njerëzit si “e çuditshme dhe e ftohtë” – veçanërisht kur ajo dukej se injoroi dorën e shtrirë të burrit të saj pasi aeroplani u ul në pistë.

“Kjo është arsyeja kryesore pse zonja Macron është dukur kaq e përmbajtur dhe e pakëndshme me burrin e saj”, tha një burim pranë çiftit.

“Zonja Macron e adhuronte motrën e saj dhe humbja e ka prekur shumë. Por ajo pranoi se ishte detyra e saj të ishte në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se përkonte me një periudhë zie”.

French first lady Brigitte Macron's apparently aloof manner during her state visit to Britain has a very sad explanation: her beloved sister died just days before the trip, MailOnline can reveal

Të ngajshme

“Jo në emrin tim” – Në natën e tretë, nis protesta në zemër të Prishtinës kundër vendimit të Speciales –

KushtrimGuraj

Nisin të mblidhen qytetarët në sheshin “Skënderbeu” kundër vendimit të Speciales –

KushtrimGuraj

Reuters për protestën në Prishtinë: Mijëra njerëz morën pjesë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së –

KushtrimGuraj