Telenews

Arrestohet tre persona në Fushë Kosovë

Janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën rrëmbim në tentativë në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të arrestuarit janë të moshës 17, 18 dhe 23 vjeçare.

Tutje thuhet se arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i një pune hetimore të cilën zyrtarët policor të Fushë Kosovës, e kanë realizuar menjëherë pas denoncimit të rastit.

“Personave të dyshuar u janë gjetë dhe sekuestruar: -dy thika -mulli për bluarjen e narkotikëve – pranga etj. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Kurti: KEK-u, në një moment historik transformimi – investimet mbi 500 milionë euro

Valjeta Turkaj

Policia holandeze përballet me dhunë ‘të paparë’ të Vitit të Ri

Valjeta Turkaj

Kurti: Daci do të mbetet emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit

Valjeta Turkaj