Telenews

Arrihet marrëveshja për shkëputje të kontratës mes PSG-së dhe Pochettinos

Mauricio Pochettino do të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Trajneri argjentinas e fitoi titullin e kampionit në sezonin e fundit në Ligue 1, por dështimi në Ligën e Kampionëve i ka kushtuar atij – transmeton Gazeta Express.

“Le Parisien” ka raportuar këtë të martë se përfaqësuesit e Pochettinos kanë arritur një marrëveshje me PSG për të ndërprerë bashkëpunimin.

Sipas mediumit francez, largimi i tij do të zyrtarizohet nesër ose të enjten.

Më herët është raportuar se largimi i Pochettinos do t’i kushtojë 15 milionë euro PSG-së, pasi që 50-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin e ardhshëm. /Gazeta Express/

The post Arrihet marrëveshja për shkëputje të kontratës mes PSG-së dhe Pochettinos appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

“Topi i Artë” zhvendoset në Londër, zbulohet data e ceremonisë dhe favoritët

Rrezarta Ramaj

Kosova parakalon në ceremoninë përmbyllëse të “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Arbër Hoxha ftohet nga Dinamo Zagreb për ndeshjet e UEFA Europa League

Yllka Gashi