Arsenali e ka fituar derbin përballë Manchester United me rezultat 2-0 të zhvilluar në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.
Gabriel Martinelli mendoi se kishte shënuar, por goli i tij u anulua, shkaku që më parë Kai Havertz kishte prekur topin në pozicion jashtë loje.
Sulmuesi brazilian edhe në minutën e 26-të nuk kishte fat, pasi kur i bëri të gjitha, nuk arriti të fuste topin në rrjetë.
Në 45 minutat e parë, asnjëra skuadër nuk arriti të regjistronte goditje direkte në portë.
Natyrisht se ishte një dominim më i lehtë nga Arsenali, me lojtarët e Man United që kishin më shumë detyra defanzive.
Pjesa e dytë pati një tjetër fytyrë, pasi Gunners shënuan dy herë.
Jurrien Timber kaloi Arsenalin në epërsi për 1-0 kur shënoi në minutën e 54-të me një asistim të Declan Rice.
Rezultatin për vendasit e dyfishoi Willam Saliba (73’), me një asistim të Thomas Parteyt, për t’i shkaktuar kështu humbjen e parë Ruben Amorimit te Man United.
Pas javës së 14-të, Arsenali gjendet në vendin e tretë me 28 pikë, aq sa ka edhe Chelsea në të dytin, derisa Man United ka rënë në vendin e 11-të me 19 pikë.
Në xhiron e 15-të, Topçinjtë takohen me Fulhamin, ndërsa Djajtë e Kuq përballen më Nottinghamin.