Telenews

Hovenier për sulmin në Ibër-Lepenc: I pajustifikuar, nuk ka asnjë kuptim në shekullin e 21-të

Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit, i cili ka ndodhur në veri të Kosovës më 29 nëntor.

Ai tha se ky akt kishte potencialin të dëmtonte jetët e qytetarëve dhe të ndërpriste furnizimin me energji elektrike dhe ujë, duke cilësuar sulmin si të pajustifikuar dhe pa asnjë kuptim në shekullin e 21-të.

Hovenier theksoi se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar për mbështetje të plotë në hetimin e këtij sulmi, ndërsa autoritetet kosovare janë duke kryer hetime të thella për të gjetur përgjegjësit.

Ai shtoi se, megjithëse ende nuk ka prova të plota, SHBA beson se do të gjenden prova të mjaftueshme për të atribuar përgjegjësinë për këtë akt.

“Ne e dënojmë plotësisht këtë sulm të tmerrshëm në infrastrukturën kritike në Kosovë që kishte potencialin të përmbyste ndjeshëm jetët dhe të dëmtonte njerëzit duke ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike për një përqindje të caktuar të qytetarëve, duke ndikuar në furnizimin me ujë të një përqindje të qytetarëve. Thjesht, ky ishte sulm i pajustifikuar që nuk ka asnjë kuptim në shekullin e 21-të”, tha Hovenier në ATV.

/GazetaSinjali/


source

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj