Topxhinjtë kanë zgjedhur që të bëjnë hapa
pas në rrugën e tyre për blerjen e mesfushorit të Leicester City, ndërkohë që
janë afër për të siguruar shërbimet e objektivave të tjerë
Arsenali e ka ftohur interesimin për Youri
Tielemans pasi që për momentin janë duke kërkuar transferimin e Gabriel Jesus.
Mesfushori i Leicester City ka qenë njëri prej
synimeve të tyre gjatë këtij afati kalimtar veror dhe është pritur t’i kushtojë
atyre rreth 25 milionë funte.
Por, sipas GOAL, Topxhinjtë kanë bërë hapa prapa në blerjen për 25 vjeçarin teksa ata janë fokusuar në kompletimin e disa marrëveshjeve të tjera këtë verë, përfshirë synimin e tyre afatgjatë, Jesus.
Arsenali duket se është venë në gjueti për dyshen
braziliane Gabriel Jesus dhe Raphinha.
Bisedimet me Manchester City për Jesus janë në
fazën kritike dhe ka shpresë që palët të arrijnë një marrëveshje të shpejt për
sulmuesin të cilin City e vlerëson rreth 50 milionë funte.
Përfaqësuesit e Jesus kanë ateruar në Angli
dhe janë duke bërë presion që të arrihet një marrëveshje.
Arsenali tashmë ka transferuar në Londër të
premten yllin portugez, 22 vjeçarin Fabio Vieira.
22 vjeçari ka arritur në Londër të premten dhe
ka kryer testet mjekësore dhe formalitetet e tjera. Arsenal shpreson ta zyrtarizojë
atë brenda 48 orëve. /GazetaExpress/
The post Arsenali “ftohet” për Tielemans, agjentet e Jesus në Londër për bisedime përfundimtare appeared first on Gazeta Express.

