Telenews

Arsenali i pandalshëm – fitorja e katërt radhazi në Ligën e Kampionëve

arsenali-i-pandalshem-–-fitorja-e-katert-radhazi-ne-ligen-e-kampioneve

Arsenal ka konfirmuar formën e tij të shkëlqyer në Ligën e Kampioneve, duke shënuar fitore të madhe 3-0 si mysafir ndaj Slavia Pragës, në kuadër të javës së katërt të fazës së grupeve.

Ky sukses e bën skuadrën e Mikel Artetës të vazhdojë serinë e përkryer me katër fitore në katër ndeshjet e fundit, duke udhëhequr renditjes në fazën e ligës.

Golin e parë për “Topçinjtë” e shënoi Bukayo Saka (32’) që hapi rezultatin pas një penalltie të konfirmuar nga VAR.

Mikel Merino shënoi dy herë, fillimisht në fillimin e pjesës së dytë (46’) me një gjuajtje të saktë brenda zonës, dhe më vonë në minutën e 68’ pas një krosimi të bukur nga Declan Rice, duke vulosur fitoren e thellë.

Edhe pse Arsenal kishte disa mungesa kyçe, performanca e ekipit ishte bindëse, me lojtarët e rinj që kontribuan në një mënyrë të jashtëzakonshme.

Ky triumf i jep “Topçinjtë” një avantazh të madh për kalimin në fazën e eliminimit direkt dhe dërgon një mesazh të qartë për rivalët në Ligën e Kampioneve.

Të ngajshme

Bayern Munich në epërsi prej dy golash ndaj PSG-së pas pjesës së parë

KushtrimGuraj

Pas tetë vitesh stabilitet, Serie A është përballur me valë shkarkimesh – tri largime brenda javës

KushtrimGuraj

Thomas Muller tregon nëse Kane është lojtari më i mirë i botës momentalisht

KushtrimGuraj