Telenews

Bayern Munich në epërsi prej dy golash ndaj PSG-së pas pjesës së parë

Bayern Munich po avancon me rezultat 2-0 ndaj Paris Saint-Germainit pas pjesës së parë në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Mysafirët rastin e parë për gol e krijuan qysh në minutën e tretë duke rrezikuar me anë të Michael Olise, por goditja e tij u prit nga Chevalier.

Menjëherë në aksionin vijues Bayerni ia doli të realizojë me anë të Luis Diaz i cili realizoi për 1-0 në minutën e katërt.

PSG-ja mendoi se kishin barazuar rezultatin në 1-1 kur realizoi Ousmane Dembele, por goli i këtij të fundit u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 30-të Bradley Barcola bëri një goditje të fuqishme e cila u ndal për mrekulli nga Manuel Neuer.

Të besuarit e Vincent Kompany dyfishuan epërsinë në minutën e 33-të ku sërish autor i golit ishte Diaz që realizoi për 2-0 pas një gabimi fatal nga PSG-ja.

Lajm i keq për Luis Enriquen në këtë pjesë të parë ishte largimi nga loja i Ousmane Dembele për shkak të lëndimit.

Mysafirët në ndërkohë pjesën e dytë duhet ta luajnë me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Luis Diaz pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Achraf Hakimit.

Të ngajshme

Fermin Lopez ia liron numrin Rodrit, zbulohet nga faqja e La Ligas

Yllka Gashi

Benzema dhe Al-Hilal prishin raportet, sulmuesi francez drejt largimit

Rrezarta Ramaj

Vdes Erdogan Celina, Ademi: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë

Yllka Gashi